Politike

Vdekja e 32- vjeçarit, Berisha: Vrasje me torturë nga policia, ngrihuni në protestë

Në një deklaratë për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i opozitës ndër të tjera theksoi se ky rast dëshmon edhe njëherë se Shqipëria po qeveriset nga një bandë kriminale.

20 Tetor 2022, 10:24 Nga a.l
Vdekja e 32- vjeçarit, Berisha: Vrasje me torturë nga policia,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denocuar sërish rastin e Lear Kurit, 32-vjeçarit që u shoqërua në komisariat dhe u konstatua i vdekur në spitalin e Traumës. Jashtë Kuvendit, Berisha e konsideron një akt të shëmtuar, nga policia e cila sipas tij e ka tortuarar deri në vdekje, ndërsa thekson se ai nuk ka ndërruar jetë në spital. Në një deklaratë për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i opozitës ndër të tjera theksoi se ky rast dëshmon edhe njëherë se Shqipëria po qeveriset nga një bandë kriminale.

"Kriminelë me uniformë i morën jetën të riut Lear Kurti. Kjo është një vrasje shtetërore e shëmtuar, e banditëve të Edi Ramës dhe ministrit të tij të familjes, Çuçi. Me këtë rast, unë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së të riut Lear Kurti. Por shpreh revoltën time më të fuqishme ndaj këtij akti kriminal të përsëritur të vrasësve me uniformë, për të cilët nuk ekziston asnjë lloj norme, ligji apo morali. Ky është akti i disatë që vrasës me uniformë u marrin jetën të rinjve në rrugë, në makinat e policisë apo komisariat. Ky akt  shëmtuar është një dëshmi tjetër se Shqipëria qeveriset nga një bandë e udhëhequr nga Rama dhe miku i familjes, Çuçi. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë të rinjve të ngrihen fuqishëm në një protestë të madhe, të protestojnë kundër kësaj vrasje mizore, kundër kësaj vrasje me torturë, e kanë vdekur në makinën e policisë. E kanë çuar të vdekur në spital. Nuk kanë kryer as gjërat më minimale ndaj një viktime dhe siç e patë ju, parlamenti i tyre refuzoi të mbajë një minutë heshtje. Qëndroi në anën e vrasësve, jo të viktimës. Edhe ky është një akt i shëmtuar. Nuk ka sesi, nuk janë rastësi këto përsëritje periodike. Policia është e mbushur me vrasës dhe trafikantë, policia është e mbushur me patronazhistë kriminelë. Ndaj ndodhi këto. Po të marrësh vrasjet që kanë ndodhur në Shqipëri nga policia në harkun kohor 18-mujor, janë më të shumta se në SHBA dhe Europë të marra së bashku. Ndaj këtu mbetet vetëm protesta dhe përballja me këta bandidë hajdutë për shpëtimin dhe garantimin e jetës,"-tha Sali Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll