Politike

Kriza energjitike, Balluku: Opozita është e çuditshme, kërkon debat se përse nuk aplikuam fashën

Balluku akuzoi opozitën se po u bën thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen thirrjeve të qeverisë për të kursyer energjinë elektrike.

20 Tetor 2022, 10:23 Nga A.B
Kriza energjitike, Balluku: Opozita është e çuditshme,
Ministrja

TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku akuzoi opozitën se po u bën thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen thirrjeve të qeverisë për të kursyer energjinë elektrike. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Balluku u shpreh se debati i ditës së sotme është i çuditshëm pasi opozita kërkon debat me pretendimin se përse nuk u vu në aplikim fasha 800 kë. 

'Qeveria shqiptare e ka menaxhuar këtë krizë. Arsyeja e thërritjes së këtij debati është e çuditshme, se përse Qeveria nuk aplikon fashën. Energjia në republikën e Shqipërisë, pavarësisht se çfarë thoni ju nëpër banaqe.Le të flasim për 4 hidrocentrale të rëndësishme, nëse flisni me inxhinerët, do ju thonë se i konsiderojnë termocentrale, pasi prodhojnë dhe në muajt më të nxehtë të verës. Opozita e shqetësuar sot duhet të dilte një herë dhe të shpjegonte se si u copëtua sistemi elektro energjitik shqiptar, se si u shkëput nga sistemi 4 hidrocentrale të rëndësishme. Kjo është e vërteta dhe realiteti, sot na duhet që të dalim me importe dhe të plotësojmë kërkesën e tregut, Shqipëria po përballet me një situatë thatësire. 

Ti kthehemi asaj që ju ju shqetëson më shumë. Jo të gjithë familjarët konsumojnë njësoj energji elektrike. Por duhet thënë se vetëm 4% e abonentëve harxhojnë më shumë. Ne morëm dhe analizuam të gjithë situatën, konsumin dhe analizuam konsumin familjar në bazë të pajisjeve, të cilin e bëmë publik se si konsumohet energjia në një familje. Se cilat janë ato aktivitete që e rëndojnë faturën e një familje. Të gjitha të bazuara nga prodhimi i KESH u vendos dhe çmimi që do i përkiste çdo kilovatori. Nuk duhet të harrojmë se nuk ka pasur asnjë ndryshim çmimi në republikën e Shqipërisë. 

E gjithe Europa ka një strategji kursimi, vetëm ju jeni kundër. Kjo është e tmerrshme për ju, ju thoni se është arrogancë, ne e kemi nisur kursimin nga vetja jonë, ku kemi kërkuar nga institucionet që të kursejnë. Kemi vendosur administrator në të gjithë institicionet, janë pjesë e stafit, se mos del njeri dhe thotë se keni shtuar straf, jo ishte pjesë e jona. '- tha Balluku.

belinda balluku seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll