Politike

30-vjetori i GJK, Yuri Kim me MESAZH të fortë: Boll telefonata e kërcënime gjyqtarë. I mbushët xhepat, koha juaj mbaroi...

Yuri Kim u kërkoi që të ndalin dhe të mos i mbushin më xhepat me para. Tani sipas saj të gjithë kanë besim tek drejtësia dhe kërkojnë një Shqipëri me të ardhme të ndritur.

20 Tetor 2022, 10:44 Nga k.m.
30-vjetori i GJK, Yuri Kim me MESAZH të fortë: Boll telefonata e
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë në fjalën e saj në ceremoninë e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese. Mesazhi i Kim shkonte për ata që donin që të kthenin Shqipërinë vite pas, kur kërcënoheshin gjyqtarë dhe prokurorë të vendit. Këtyre personave, që nuk i ka përmendur me emër, Yuri Kim u kërkoi që të ndalin dhe të mos i mbushin më xhepat me para. Tani sipas saj të gjithë kanë besim tek drejtësia dhe kërkojnë një Shqipëri me të ardhme të ndritur.

"Është ditë e mrekullueshme që të jemi këtu për të festuar 30-vjetorin e GJK. Është një gur themeli në ndryshimet demokratike në Shqipëri. Ju keni vendosur një ndryshim të vërtetë. Reforma në 2016 ishte e nevojshme dhe falë atyre ndryshimeve, GJK është e gatshme që të vendosë në kritere për ata që duan të jenë pjesë e kësaj gjykate. Mezi pres që Gjykata të ketë çdo vend të plotësuar. Gjyqësia nuk ëhstë e thjeshtë, apo e shpejtë, por po ecën para. Po jep rezultate. Ata që thonë të kundërtën, ata që nuk duan të kenë rezultate duan ta kthejnë Shqipërinë në të shkuarën. Në një kohë kur gjyqtarët mund të bliheshin ose kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët nuk besonin se kishte diçka të tillë si gjykata dhe gjyqi. Nuk kishin paratë dhe lidhjet për të blerë të ardhurën e tyre. Mënyrat e vjetra kanë zbuluar sekreta nga një kohë e errët. Ajo kohë është e mbaruar. E gëzuat kohën tuaj, i mbushët xhepat. Stop. Mbaroi. Koha juaj mbaroi. është koha që të lini njerëzit normalë që të besojnë se ka drejtësi në shqipëri. Se ia vlen që ata dhe fëmijët e tyre të rrijnë. Se ka ndëshkim për ata që kryejnë krime. Këtë ka bërë GJK dhe këtë duhet të bëjë. Këtë duhet të bëjë çdo magjistrat. Mos iu përgjigjuni telefonatave, mos merrni dhurata, mos kini frikë nga kërcënimimet. Bëni punën tuaj, lëjini shqiptarët të besojnë tek ju,"-tha Yuri Kim.

yuri kim 30-vjetori i gjk

Sondazh

Poll