Politike

Berisha kthehet pas në kohë: Olldashi ishte më i zoti se Basha, por bëri një gabim

Berisha thotë se është habitur me këtë gabim të bërë nga Olldashi, duke pasur parasysh aftësinë e tij. 

17 Tetor 2022, 21:51 Nga F.M
Berisha kthehet pas në kohë: Olldashi ishte më i zoti se Basha,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka krahasuar të ndjerin Sokol Olldashi me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar në "Çim Peka Live", Berisha thotë se Olldashi ka bërë gabim që ka dalë me mbështetjen e strukturave, ndryshe nga Basha që doli me anëtarët. Berisha thotë se është habitur me këtë gabim të bërë nga Olldashi, duke pasur parasysh aftësinë e tij. 

"Sokol Olldashi ishte më epror se Lulzim Basha, pa diskutim. Por Sokol Olldashi, me gjithëse politikan i mençur dhe i vendosur, në mënyrë të habitshme për mua, bëri një gabim thlebësor në fushatën e Sokolit. Gabimi i tij ishte që mua më mbështesin strukturat, ato ishin pakica. Sokoli ishte një nga më të aftit dhe ishte i rritur në Partinë Demokratike, nuk arrita kurrë ta kuptoj se si doli me këtë tezë. E hapi fushën. Basha doli me tezën, jam me anëtarët. Kur e vendosa një anëatr një votë, nu kkishte dalë asnjë kandidat zotëri,"- thotë Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll