Aktualitet

FOTOT/ Kush është Kristjan Cenaj që vrau për një orë Rolex e varësen e floririt 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj

Ai dyshohet se e ka ndjekur Gjonajn në vitin 2015 për t’i grabitur orën e llojit ‘Rolex' dhe varësen e floririt që mbante në qafë ditën që u nis për në ekskursion me shkollën.

11 Tetor 2022, 12:48 Nga F.M
FOTOT/ Kush është Kristjan Cenaj që vrau për një
Kristjan Cenaj

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Kristjan Cenaj, 30 vjeç lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin, i cili është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vrarë Mariglen Gjonajn, në vitin 2015. Cenaj u vu në pranga shtatë vite pas krimit. Ai dyshohet se e ka ndjekur Gjonajn në vitin 2015 për t’i grabitur orën e llojit ‘Rolex' dhe varësen e floririt që mbante në qafë ditën që u nis për në ekskursion me shkollën.

Grabitja ka shkuar keq dhe Cenaj e ka dhunuar e keqtrajtuar për vdekje Gjonajn. Ai e ka goditur me sende të forta në kokë, gjë që i ka shkaktuar vdekjen 16-vjeçarit. Krimi i rëndë u zbulua 7 vite pas ngjarjes, në prill të këtij viti, kur dhe u gjetën eshtrat e Gjonajt. Ekspertiza doli në përfundimin se pas krimit të rëndë fshihej Cenaj. 

kristjan cenaj mariglen gjonaj

Sondazh

Poll