Aktualitet

Lihet në burg Fatjon Murati, u kap teksa udhëtonte me Endrit Doklen

Fatjon Murati u shoqërua dhe më pas u prangos në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pasi gjurma e tij e gishtit u gjet gjetur në një prej dhjetra armëve që u zbuluan në dy depo gjatë operacionit "Ruger", i cili çoi në pranga Kristian Gjinin dhe Françeska Kolgjegjën.

11 Tetor 2022, 12:41 Nga F.M
Lihet në burg Fatjon Murati, u kap teksa udhëtonte me Endrit Doklen
Fajton Murati dhe Endrit Dokle

TIRANË- Fajton Murati, i cili u vu në pranga mbrëmjen e 8 tetorit teksa lëvizje në makinë me kreun e fraksionit të ‘Bandës së Durrësit’, Endrit Dokle, është lënë në burg. Masa e sigurisë është dhënë nga Gjykata e Tiranës ditën e sotme, tre ditë pas arrestimit të Muratit.

Fatjon Murati u shoqërua dhe më pas u prangos në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pasi gjurma e tij e gishtit u gjet gjetur në një prej dhjetra armëve që u zbuluan në dy depo gjatë operacionit "Ruger", i cili çoi në pranga Kristian Gjinin dhe Françeska Kolgjegjën.

Murati akuzohet për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ka mohuar të ketë lidhje me arsenalin e armëve. Ai është shprehur se nuk ka dijeni se si gjurma e gishtit të tij ndodhej në një prej kutive të pistoletave, por ka shtuar se një herë ia ka mërrë makinën borxh Gjinit e ndoshta mund të ketë lënë gjurmë në mjet.

fajton murati endrit dokle

Sondazh

Poll