Aktualitet

Protesta në Elbasan/ I moshuari: Mos dilni për Ramën e Berishën por për brezt e ardhshëm (Mesazhi për kreun e PD)

I mnoshuari kishte dhe një kërkesë për kryetarin e PD, Sali Berisha. Ai i kërkoi kryedemokratit që të organizojë një protestë pasi të gjithë do i ketë me vete.

11 Tetor 2022, 12:42 Nga e.k
Protesta në Elbasan/ I moshuari: Mos dilni për Ramën e
Një pensionist duke folur në protestën e mbajtur në Elbasan

ELBASAN- Një pensionist nga Elbasani u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të dalin në protestë. Ai tha se nuk proteston as për Sali Berishën, as për Edi Ramën por për brezat e ardhshëm.

Shqetësimi që ngriti i  moshuari ishte se me pensionin 220 mijë lekë që merr bashkë me gruan nuk ia dalin dot. I mnoshuari kishte dhe një kërkesë për kryetarin e PD, Sali Berisha. Ai i kërkoi kryedemokratit që të organizojë një protestë pasi të gjithë do i ketë me vete.

“Klima është e vështirë, këtu zotëron krimi. Ca të mira ka kjo qeveri, kjo bën rrugë me 25 mln euro km. Ku ikin paratë e qytetarëve? Fukarallëku në kulm. Unë jam burrë e grua dhe jetoj me 220 mijë lekë pension. Edhe kur ishte pandemia nuk morëm asnjë ndihmë Unë i bëj thirrje popullit, duhet të ngrihemi. Të mos ngrihen as për Salën as për Ramën për asnjë politikan. Por të ngrihen për ata fëmijë që sapo lindin. Në mënyrë urgjente, i bëj thirrje edhe doktori të bëjë një organizim për protestë”, tha i moshuari.

protesta e opozites se bashkuar

Sondazh

Poll