Aktualitet

Operacion anti-drogë në Vaun e Dejës, arrestohen babë e bir! Në kërkim bashkëpunëtori

Në prangat e Bluve të Shkodrës kanë rënë dy persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur nga ana e Policisë.

11 Tetor 2022, 12:30 Nga e.k
Operacion anti-drogë në Vaun e Dejës, arrestohen babë e bir!
Droga e sekuestruar

SHKODËR- Rreth 22 kg kanabis janë sekuestruar gjatë një operacioni anti-drogë në Shkodër. Lënda narkotike u gjet në Vaun e Dejës, pranë lagjes së Kinemasë.

Në prangat e Bluve të Shkodrës kanë rënë babë e bir, të indetifikuar me iniciialet M.N 69 vjeç dhe K.N 31 vjeç ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre i identifikuar me inicialet P.L 29 vjeç

Ky operacion vjen në kuadër të aksioneve që Policia ka ndërmarrë në zonën e Shkodrës në kërkim të parcelave me lëndë narkotike dhe arrestimin e personave të lidhur me të.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vau i Dejës/Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigu”.
Arrestohen në flagrancë babë e bir, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen 22 kg lëndë narkotike canabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve në terren, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigu”.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
M. N., 69 vjeç dhe K. N., 31 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër (babë e bir).
Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi P. L 29 vjeç, banues në Vau i Dejës.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. N., në lagjen "Kinema", Vau i Dejës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kilogramë kanabis, në proces tharjeje.
Punohet për kapjen e shtetasit P. L. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder policia e shkodres

Sondazh

Poll