Aktualitet

Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar, në pranga shoferi i eskavatorit që i preu rrugën

Makina e drejtuar nga një 46-vjeçar, me origjinë shqiptare nga Messina, po shkonte drejt Rizomylo-s dhe u përplas me një ekskavator që drejtohej nga një 38-vjeçar, i cili sipas informacioneve doli në rrugë nga një pronë ngjitur ku po punonte.

11 Tetor 2022, 12:25 Nga d.a.
Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë
Ambulance Greqi

GREQI- Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Rizomylos-Koroni, pranë Episkopisë në Greqi ku për pasojë ka ndërruar jetë një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas mediave greke, makina e drejtuar nga një 46-vjeçar, me origjinë shqiptare nga Messina, po shkonte drejt Rizomylo-s dhe u përplas me një ekskavator që drejtohej nga një 38-vjeçar, i cili sipas informacioneve doli në rrugë nga një pronë ngjitur ku po punonte.

46-vjeçari shqiptar është transportuar me autoambulancën e EKAB-it në Spitalin e Përgjithshëm të Kalamatës, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra duke konstatuar vdekjen e tij.

Policia po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit rrugor, ndërsa sipas informacioneve është arrestuar drejtuesi 38-vjeçar i ekskavatorit.

vdes shqiptari ne greqi policia greke

Sondazh

Poll