Aktualitet

Protesta në Elbasan/ Boçi: Ramës i duhen paratë për të blerë vota gjatë fushatë! Akuza Policisë: Tentoi të dëmtonte protestën

Numri 2 i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë ndërkohë që u shpreh se Policia ishte munduar ta bllokonte protestën duke bllokuar rrugën kryesore.

11 Tetor 2022, 11:38 Nga e.k
Protesta në Elbasan/ Boçi: Ramës i duhen paratë për
Luçiano Boçi

ELBASAN- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i pranishëm në protestën e mbajtur në Elbasan kundër rritjes së çmimit të naftës bëri të ditur se ky është vetëm fillimi i aksionit opozitar që do të shtrihet në gjithë vendin. 

Gjatë një prononcimi për mediat, Boçi u shpreh se bordi i emëruar nga qeveria është në kundërshtim me ligjin dhe se ajo që po ndodh me rritjën e çmimeve është një abuzim dhe vjedhje nga ana e qeverisë. Numri 2 i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë ndërkohë që u shpreh se Policia ishte munduar ta bllokonte protestën duke bllokuar rrugën kryesore.

Luçiano Boçi: Arsyet janë të ditura, nuk është vetëm rritja e naftës, është rritur pasiguria e shpopullimi.Të parët sot janë qytetarët e Elbasanit, janë të revoltuar ndaj padrejtësisë. Nuk është vetëm abuzim, por është vjedhje e hapur rritja e çmimit të naftës. Shihet qartë që qeveria ka nevojë për para abuzive, ua rrëmben qytetarëve përmes këtyre formave siç është rritja e karburanteve që depoziton miliona euro në arkën e shtetit nëpërmjet TVSH-së. Nuk ka ndihma për pensionistët e studentët dhe ka çmimet më të larta të karburanteve. Jo vetëm në raport me pagën, por çmimi është më i larti në rajon. Kur shikon që çmimet në bursë bien ,dhe në vend ngrihen rritet revolta. Ka një fushatë zgjedhore përpara dhe i duhen miliona euro për të blerë vota dhe për të organizuar fushatat. I bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen pasi nuk ka më kohë për të humbur, kjo revoltë është e domosdoshme. Jemi të gatshëm si PD të jemi pranë qytetarëve, t’i mbrojmë ndaj abuzimeve jo vetëm ekonomike por edhe policore. Sot ishim dëshmitarë të bllokimit të aksit kryesor nga policia që të duket sikur protesta të mos kishte funksionuar.

luciano boci protesta e opozites se bashkuar

Sondazh

Poll