Aktualitet

U ndalua pas vrasjes së Xhuvanit në Elbasan, lihet në 'arrest shtëpie' ish-nën drejtori i policisë

Ai ka qenë nëndrejtor i Policisë së Elbasanit në kohën që u vra Pjerin Xhuvani.

14 Shtator 2022, 10:49 Nga A.B
U ndalua pas vrasjes së Xhuvanit në Elbasan, lihet
Albert Nushi

ELBASAN-Albert Nushi, ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit është lënë sërish në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' nga Gjykata e Elbasanit. E njëjta masë u mor më herët nga gjykata e Elbasanit për ish nëndrejtorin e policisë, Nikollaq Papa.

Ai ka qenë nëndrejtor i Policisë së Elbasanit në kohën që u vra Pjerin Xhuvani. Është raportuar se Nushi bashkë me vartësit e tij janë filmuar teksa largohen me vrap në momentin që ka nisur përplasja me armë zjarri më 21 prill.

Albert Nushi ka dalë edhe në përgjimet e dosjes ‘Babale’, rasti i Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa që u denoncua nga Partia Demokratike. Nushi bashkë me nëndrejtorin Nikollaq Papa u lanë në arrest shtëpi, ndërsa gjashtë efektivë të forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra.

Pjerin Xhuvani u vra më 21 prill 2021. Në pranga për këtë krim është vënë Arbër Paplekaj që ishte pjesë e SMV-së. Të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë).

albert nushi

Sondazh

Poll