Aktualitet

Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Ai është kapur duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm, në aksin rrugor Kaninë - Alikok.

14 Shtator 2022, 09:02 Nga F.M
Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohet
Policia

VLORË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të paligjshëm emigrantësh. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se i riu është arrestuar në kuadër të operacionit policer të koduar "Bypass". Ai është kapur duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm, në aksin rrugor Kaninë - Alikok, duke transportuar me një mjet tip furgon.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.  Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Bypass". Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Bypass", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 35 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kaninë - Alikok, duke transportuar me një mjet tip furgon, 12 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

policia e vlores

Sondazh

Poll