Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt, shkak bëhet mungesa e avokatit

Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje, ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre.

14 Shtator 2022, 07:24 Nga A.B
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt, shkak
Pjerin Xhuvani dhe Arber Paplekaj

ELBASAN- Seanca e sotme ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 23 prill të vitit 2021 është shtyrë. Shkak i shtyerjes është bërë mungesa e avokatëve në sallë. Ndërkohë seanca e radhës do të zhvillohet më 16 shtator. Ditën e sotme, Gjykata vendosi të lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie', ish-nëndrejtorin e Policisë Albert Nushin, ndërsa e njëjta masë është marrë dhe për Nikollaq Papa. Nushi bashkë me vartësit e tij u filmuan teksa largoheshin me vrap në momentin që ka nisur përplasja me armë zjarri më 21 prill.

Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje, ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre. Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit? 

Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grejsit pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen "5 maji" në Elbasan. Bllokimi i makinës u bë përmes dhunës nga një grup i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në "SMV"-të e ngritura nga Gazment Bardhi. Këto "SMV", u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja e dhunshme solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. I përfshirë akuzohet se ishte Klemend Xhaferraj, i njohur edhe si "Kel çami", ndërsa ajo që nuk dihet është kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj qëlloi Pjerin Xhuvanin dhe efektiven e Shqiponjave Xhensila Sota. 

vrasja e pjerin xhuvani arber paplekaj

Sondazh

Poll