Aktualitet

VIDEO- Dy persona të veshur si aktorët e 'Casa de Papel' futen brenda dasmës në Laç

Kjo hyrje u prit me shumë habi nga të pranishmit të cilët nuk dinin se ç'po ndodhte. 

14 Shtator 2022, 10:36 Nga A.B
VIDEO- Dy persona të veshur si aktorët e 'Casa de Papel'
Pamje nga dasma

LAÇ- Një dasëm e pazakontë është mbajtur në Laç. Dy persona futen brenda të maskuar si grabitësit e serialit të famshëm 'Casa de Papel', afrohen pranë nuses dhe dhëndrit e më pas hedhin lekët. Kjo hyrje u prit me shumë habi nga të pranishmit të cilët nuk dinin se ç'po ndodhte. 

Po në të njëjtën dasëm, persona të veshur si sheikë shihen duke kërcyer me nusen dhe dhëndrin. 

Dasmat shqiptare po habisin njerëzit nga dita në ditë. Kemi parë lule të hidhen nga helikopteri mirëpo persona të maskuar e me armë në dorë të futen brenda sallës, nuk ishte parë më parë në vendin tonë...

dasma ne lac

Sondazh

Poll