Aktualitet

Aksident në Shëngjin/ Motori përplaset me shtyllën, plagoset pushuesi nga Kosova

Shoferi i një motori humbi kontrollin duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike. Për pasojë ai ka përfunduar në trotuar.

14 Shtator 2022, 08:04 Nga A.B
Aksident në Shëngjin/ Motori përplaset me shtyllën, plagoset
Aksident

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën kryesore në qytetin e Shëngjinit. Gjatë orës 23:45, shoferi i një motori humbi kontrollin duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike. Për pasojë ai ka përfunduar në trotuar.

Kanë qënë banorët e zonës ata të cilët lajmëruan autoambulancën, e më pas u bë e mundur trasportimi i tij në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Personi i cili mbeti i plagosuri është një qytetar nga Kosova, rreth të 30-tave i cili po kalonte pushimet në Shëngjin. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen. 

aksident aksident ne shengjin

Sondazh

Poll