Politike

“Lajthitja këtu është bërë sport”/ Braçe i revoltuar: Po vendosin tra në hyrje të Divjakës, vetëm për lekë

Ilia sqaroi rrethanat e çështjes, nga rezultonte se fillimisht subjekti kishte kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të dyshuarin Cukali, bazuar në analizat e ADN-së për mostrat e administruara në një shishe uji të gjetur në makinën me të cilën dyshohej se është kryer krimi.

1 Shtator 2022, 20:16 Nga k.m.
“Lajthitja këtu është bërë sport”/
Erion Braçe

DIVJAKË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka denoncuar pasditen e sotme, vendosjen e traut në hyrje të Parkut të Divjakës dhe bërjen me pagesë për turistët dhe vizitorët.

Teksa xhiron një video nga Divjaka, Braçe thotë se ka pyetur punonjësit, të cilët i janë përgjigjur se kanë marrë urdhër nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

"Që në këtë vend lajthitja është kthyer në sport, kam kohë që e kam marrë vesh. Shikoni pak në hyrje të parkut të Divjakës. Shikoni dhe këtej tani. Po vendosin tra në hyrje të parkut, i pyes cili institucion po e vendos traun. Thonë AKZM-ja. Që do të thotë që në këtë park do të hyhet me pagesë. Edhe këtu ku bëhen fotot e dasmës do bëhen me pagesë. E kuptoni se deri ku ka arritur lajthitja në këtë vend?,"-thotë Braçe në video.

Ndërkohë që ende nuk dihet se sa është tarifa që do të duhet të paguajnë turistët për të vizituar parkun.

erion brace

Sondazh

Poll