Politike

VD-Pse vendosi mbiemrin Metaj në kallëzimin për Autoritetin e Dosjeve? Përgjigjet kreu i PL-së: Që të mos vonohen hetimet

Ndërkohë Meta ka ripërsëritur dhe një herë akuzën se është kryeministri Rama që e ka ndërruar emrin nga Edvin në Edi.

1 Shtator 2022, 15:14 Nga e.k
VD-Pse vendosi mbiemrin Metaj në kallëzimin për Autoritetin e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, tha se ka vendosur mbiemrin Metaj dhe jo Meta në kallëzimin e dorëzuar sot në SPAK ndaj Autoritetit të Dosjeve. Meta u shpreh se këtë e bëri që të mos ketë vonesa në hetimin e çështjes. 

Ndërkohë Meta ka ripërsëritur dhe një herë akuzën se është kryeministri Rama që e ka ndërruar emrin nga Edvin në Edi.

Pyetje: Në kallëzimin penal të bërë në SPAK për Autoritetin e Dosjeve keni vënë mbiemrin Metaj. Pse keni zgjedhur kështu?

Ilir MetaQë të mos i lejoj askujt asnjë pretekst qoftë dhe formal për ta vonuar këtë hetim të menjëhershëm që do të kontribuojë në shpartallimin e një komploti kundër pluralizmit në Shqipëri. Asnjë herë nuk e kam ndërrruar emrin tim, ju e dini kush e ka ndërruar e ai është në një pozitë jo shumë komode me ligjin se ka patur dicka për të fshehur. Ilir Meta as ka pasur as ka as do ketë gjë për të fshehur me gjthë qytetarët e Shqipërisë.

ilir meta

Sondazh

Poll