Politike

VD-DOKUMENTI/ Meta nxjerr pjesë nga dosja: Si u manipulua emri Ilir Murati me Ilir Metaj

Në deklaratën e tij Talo shkruante se “Para rreth ndonjë 12-14 muajve edhe në vazhdim unë në biseda të ndryshme që kam zhvilluar me Ilir Muratin i kam thënë atij nëse do të dëshironte të vinte me mua jashtë shtetit…”

1 Shtator 2022, 15:37 Nga e.k
VD-DOKUMENTI/ Meta nxjerr pjesë nga dosja: Si u manipulua emri Ilir Murati
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sot pjesë nga një dokument original nga Autoriteti i Dosjeve, ku del falsifikimi për ta akuzuar atë si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Në deklaratën e tij Talo shkruante se “Para rreth ndonjë 12-14 muajve edhe në vazhdim unë në biseda të ndryshme që kam zhvilluar me Ilir Muratin i kam thënë atij nëse do të dëshironte të vinte me mua jashtë shtetit…”

VD-DOKUMENTI/ Meta nxjerr pjesë nga dosja: Si u manipulua emri Ilir Murati

Në letrën e tij Talo përmend emrin Ilir Murati si personi që ka folur për kalimin e kufirit.

Ndërkohë, kreu i PL-së nxorri një tjetër dokument që është shkruar me makinë shkrimi ku nuk përmendet Ilir Murati por Ilir Metaj.

“Nga informacioni i T.O dt 2.3.1989 del se objekti Filip Talo i shprehet denoncuesit Ilir Metaj ndër të tjera se…”, thuhet në letrën që Meta deklaron se është e falsifikuar.

Kreu i Partisë së Lirisë paditi sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar dhe Prokurorinë e Tiranës Autoritetin e Dosjeve. Ky kallëzim u paralajmërua me 22 gusht nga Meta. Kjo lëvizje nga Meta vjen pas disa javësh pasi Autoriteti i Dosjeve informoi Kuvendin se ish-presidenti ishte zbuluar pas një denoncimi se ishte pjesë e strukturave të ish-sigurimit të Shtetit. Autoriteti kërkoi ndryshimin e ligjit aktual për verifikimin e zyrtarëve që marrin poste publike duke i shpëtuar "skanimit" përmes certifikatave të komisioneve Mezini-Bezhani, ndërsa Meta mohoi menjëherë përfshirjen e tij. Qytetari Filip Talo, mohoi që të ishte spiunuar nga Meta, por për socialistët kazuzi "I.M" ka shërbyer si frymëzim për një ligj të posaçëm që i ndalon kandidimin në zgjedhje bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe të shpallurve non-grata. 

ilir meta

Sondazh

Poll