Aktualitet

Ofendonin kalimtarët, motrat nga Bilishti përfundojnë në komisariat, dhunojnë edhe efektivët

Këtë mëngjes situata është agravuar dhe banorët e zonës kanë lajmëruar policinë.

23 Gusht 2022, 15:26 Nga F.M
Ofendonin kalimtarët, motrat nga Bilishti përfundojnë në
Policia (foto ilustruese)

BILISHT- 27-vjeçarja Dezi Arapi është vënë në pranga, ndërsa e motra, Xhesika Arapi, 23 vjeç është proceduar penalisht nga policia. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se të dyja motrat fyenin kalimtarët në Bilisht. Këtë mëngjes situata është agravuar dhe banorët e zonës kanë lajmëruar policinë. Gjithashtu, në njoftim bëhet me dije se vajzat kanë fyer dhe kundërshtuar me forcëq punonjësit e policisë gjatë shoqërimit.  

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

policia devoll

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2022, 12:26 F.M

Artan Hoxha: Luiza Gegën e morën peng

Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha e konsideron pengmarrje të Luiza Gegës ceremoninë e nderimit të saj. Në një pos...