Aktualitet

VD- Drift me “BMW” në Shëngjin, shoferi e pëson keq pasi postoi video në rrjetet sociale

Policia informon se personi me inicialet GJ.N, ka postuar në rrjetet sociale video duke bërë drift me mjetin e tij

23 Gusht 2022, 14:04 Nga A.B
VD- Drift me “BMW” në Shëngjin, shoferi e pëson keq
Gara me makina

LEZHË- Një person është kapur dhe ndëshkuar me masë administrative nga policia e shtetit pasi është zbuluar se kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij. Policia informon se personi me inicialet GJ.N, ka postuar në rrjetet sociale video duke bërë drift me mjetin e tij. Ndaj këtij personi policia vendosi masën administrative prej 10.000 lekësh të rinj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kreu manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në kryqëzim dhe më pas e postoi video-n në rrjete sociale, falë bashkëpunimit me qytetarët, identifikohet, kapet dhe ndëshkohet me masë administrative, drejtuesi i automjetit. Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Shëngjin, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Knallës”, Shëngjin, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e automjetit që shfaqet në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit Gj. N.

Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor “Drejtuesi i mjetit nuk rregullon shpejtësinë në afërsi të kryqëzimeve duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”, ndaj shtetasit Gj. N. u vendos masa administrative prej 10.000 lekësh të rinj. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e rendit.

drift me makine

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2022, 12:26 F.M

Artan Hoxha: Luiza Gegën e morën peng

Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha e konsideron pengmarrje të Luiza Gegës ceremoninë e nderimit të saj. Në një pos...