Aktualitet

Historia merr rrjedhë tjetër/ I fejuari grabiti kasafortën e motrës, vret veten 17-vjeçarja në Tiranë

Kristian Fusha ka vjedhur kasafortat e E.V e cila jetonte në Tiranë, motrës së të fejuarës së tij. 

23 Gusht 2022, 12:43 Nga A.B
Historia merr rrjedhë tjetër/ I fejuari grabiti kasafortën e
Ambulance

TIRANË- E fejuara e 27-vjeçarit Kristian Fusha, S.V raportohet në media se ka vrarë veten. Dyshohet se 17-vjeçarja ka përdorur fotoksinë, për t'i dhënë fund jetës së saj pas ngjarjes në të cilën u përfshi i fejuari dhe motra e saj. 

Kristian Fusha ka vjedhur kasafortat e E.V e cila jetonte në Tiranë, motrës së të fejuarës së tij. 27-vjeçari u vu në pranga dy ditë më parë, pasi u fut brenda një banese në lagjen 'Ali Demi' në Tiranë nga ku bashkë me një person tjetër mori dy kasaforta. Brenda kasafortave kishte 2 milionë lekë të vjetra dhe dokumente të ndryshme. Grabitja u krye në banesën e motrës së të fejuarës së tij. 

I riu është lënë ditën e sotme në burg nga Gjykata e Tiranës. Para togave të zeza, Kristian Fusha tha se shtëpia që kishte grabitur, është e kunatës së tij, motrës së të fejuarës, mirëpo paratë i duheshin për të kryer një operacion.

kristian fusha

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2022, 12:26 F.M

Artan Hoxha: Luiza Gegën e morën peng

Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha e konsideron pengmarrje të Luiza Gegës ceremoninë e nderimit të saj. Në një pos...