Aktualitet

VIDEO/ Kontroll blic në Tiranë, shoferët e urbanëve u nënshtrohen testit të alkoolit

Autobusët janë ndaluar dhe drejtuesve u është testi i alkoolit.

23 Gusht 2022, 15:16 Nga F.M
VIDEO/ Kontroll blic në Tiranë, shoferët e urbanëve u
Pamje nga aksioni i policisë

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar një aksion në Tiranë. Mësohet se 25 drejtuesve të mjeteve të transportit publik i janë nënshtruar testit të alkoolit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se qëllimi është parandalimi i aksidenteve rrugore.

Njoftimi:

Aksion blic dhe kontrolle të befasishme në mjetet e transportit publik, për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive. Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit, rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të befasishme të drejtuesve të mjeteve të transportit publik, në linja të ndryshme të autobusëve, në kryeqytet. Ditën e djeshme i janë nënshtruar testit të alkoolit, 25 drejtues të mjeteve të transportit publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t'iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurtë.

 

policia rrugore e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2022, 12:26 F.M

Artan Hoxha: Luiza Gegën e morën peng

Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha e konsideron pengmarrje të Luiza Gegës ceremoninë e nderimit të saj. Në një pos...