Aktualitet

Mbeturinat/ Kryebashkiaku i Hasit: Do vendosim një gardh me Kukësin, po na hedhin mbetje (Thirrja për Gjicin)

Kryetari i Bashkisë së Hasit deklaroi se pritet që të vendoset një gardh me Kukësin që njerëzit të mos hedhin mbeturinat.

23 Gusht 2022, 14:39 Nga A.B
Mbeturinat/ Kryebashkiaku i Hasit: Do vendosim një gardh me Kukësin,
Liman Morina dhe Safet Gjici

KUKËS- Kreu i bashkisë së Hasit, Liman Morina, ka bërë të ditur për 'Faxnews' se ka një problematikë me qytetin e Kukësit, për sa i përket çështjes së mbeturinave. Morina tha se kjo situatë vijon prej më shumë se një viti ndërsa kërkoi prej kreut të bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin, që të krijojë kushtet për qytetarët në mënyrë që të mos hedhin mbetjet. Ai tha se pritet që të vendoset një gardh që njerëzit të mos hedhin mbeturinat.

'Bashkia e Hasit është më e pastra në të gjithë vendin. Gjithë njerëzit që vijnë në Has mbeten te befasuar. Problematikën kryesore e kemi me Kukësin, ka një ndotje të territorit të Hasit. I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë së Kukësit, që të mos ndotin Hasin. Firmës i kam kërkuar pastrimin e mbetjeve dhe pas disa kohësh ka përsëri ndotje. Të vendoset një gardh që njerëzit të mos hedhin mbetje. Akoma se kemi vendos. E vetmja mundesi per të eliminuar është për të vendosur gardh dhe rrjetë. Është një imazh shume i keq për Hasin. Është një ndotje buzë rrugës. Kreu i bashkisë Kukës të gjej kushtet që të mos hedhin mbeturina.

Situata vijon prej një viti e pak. Qytetarët të mos hedhin mbetjet. Ne kemi miratuar në këshillin bashkiak disa punonjës me pagesë minimale për pastrimin, edhe si ndihmë ekonomike edhe për të mbledhur plehrat.'- u shpreh ai.

kukes has liman morina

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2022, 12:26 F.M

Artan Hoxha: Luiza Gegën e morën peng

Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha e konsideron pengmarrje të Luiza Gegës ceremoninë e nderimit të saj. Në një pos...