Vrasje në Vaun e Dejës/ 37-vjeçari vret me kallashnikov një person, e qëllon teksa po hipte në mjet
Autori, 37-vjeçari dhe viktima Metushi, u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta. Palushani, pasi la lokalin shkoi në banesë aty ku mori arëmn e zjarrit kallashnikov e në momentin që Metushi ka hypur në mjetin e tij për t'u larguar, autori e ka qëlluar.
SHKODËR- Vrasje në fshatin Shelqet, në Vaun e Dejës. Alfons Palushani ka vrarë me armë zjarri 51-vjeçarin Agron Metushi pas një sherri banal i cili nisi në lokalin e fshatit. Forcat blu bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 03:00, në një lokal. Autori, 37-vjeçari dhe viktima Metushi, u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta. Palushani, pasi la lokalin shkoi në banesë aty ku mori arëmn e zjarrit kallashnikov e në momentin që Metushi ka hypur në mjetin e tij për t'u larguar, autori e ka qëlluar me armë zjarri. 51-vjeçari ka ndërruar jetë ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Policia është në kërkim të Palushanit, ndërkohë që ka bërë rrethimin e zonës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Shkodër. Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P., ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.
Sondazh
VIDEO/ Bie rrufeja mbi kopenë me dele në Gramsh, ngordhin 165 krerë, çobani me lot në sy: Më ndihmoni
GRAMSH- Një rrufe ka goditur një tufë delesh në Gramsh, e si pasojë 165 krerë kanë ngordhur, ndërsa për fat t&eum...
U bllokuan në kanionin e Langaricës, shpëtohen turistët gjermanë
Turistet e bllokuar PËRMET- Katër turistë gjermanë janë shpëtuar mbrëmjen e sotme në kanionin e Langaric&...
E rëndë në pishinë, për pak mbytet e reja, shpëtohet nga policia
Foto ilustruese TIRANË- Një 25-vjeçare është shpëtuar ditën e sotme pasi për pak është mbytur n&eu...
EMRI/ Theu masën e sigurisë, zbulohet identiteti i të paraburgosurit që humbi jetën në Lezhë
Foto Ilustruese LEZHË- Identiteti i të paraburgosurit të Lezhës që humbi jetën sot është zbuluar. Mësohet...
Humb jetën një i paraburgosur në Lezhë, dyshohet se i ka rënë infrakt
LEZHË- Një i paraburgosur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Lezhë. Mësohet se i paraburgosuri 28-vjeçar me emrin O...
FOTO/ Përfshihet nga flakët makina në Tiranë
Makina ne flake TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ende ...
EMRI/ "Duhet të shlyeja borxhin ndaj trafikantëve", dënohet me 1 burg shqiptari që u kap në "shtëpi bari" në Britani
Visar Verçani BRITANI- Visar Verçani, 23-vjeçari shqiptar i arrestuar në një aksion të Policisë angleze kund...
Zbërthehen rusët e arrestuar në Gramsh! I riu: Jam kontaktuar nga shërbimet sekrete ruse, më thanë të bëja foto
Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zorin TIRANË- Një nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar se ishte porositur për të bë...
Ishte strehuar në periferi të Elbasanit, Horgito Peqini kishte gati planin për arratisje nga Shqipëria
Horgito Peqini dhe Madrit Ulqinaku TIRANË- Horgito Peqini, 18-vjeçari që vrau Madrit Ulqinakun ishte strehuar në periferi të Elb...
Arrestohet Horgito Peqini, autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut, kishte plan të arratisej
Madrit Ulqinaku dhe Horgito Peqini ELBASAN- Horgito Peqini, 18-vjeçari që vrau Madrit Ulqinakun në Elbasan është vënë ...
