Aktualitet

Arrestohet Horgito Peqini, autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut, kishte plan të arratisej

Është prangosur këtë pasdite, bashkë me 33-vjeçarin e shpallur në kërkim gjithashtu për të njëjtin krim, Klaudjan Sallufi.

22 Gusht 2022, 19:24 Nga F.M
Arrestohet Horgito Peqini, autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut, kishte
Madrit Ulqinaku dhe Horgito Peqini

ELBASAN- Horgito Peqini, 18-vjeçari që vrau Madrit Ulqinakun në Elbasan është vënë në pranga pesë ditë pas ngjarja. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Peqini është prangosur këtë pasdite, bashkë me 33-vjeçarin e shpallur në kërkim gjithashtu për të njëjtin krim, Klaudjan Sallufi. Peqini ishte strehuar në periferi të Elbasanit. Mësohet se i riu kishte bërë gati planin për t’u larguar jashtë Shqipërisë, pas krimit që kreu pesë ditë më parë. Ai dyshohet se është ndihmuar nga dy persona të tjerë.

Njoftimi i policisë Elbasan: Vihet në pranga autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut Në pranga autori Horgito Peqini 18 vjeç. U shoqërua edhe një shtetas K.S, 33 vjeç që ishte bashkë me autorin e vrasjes. Po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan Sa të mbarojnë veprimet do keni komunikatë të plotë.

33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit 'Elbasan Arena'. Për krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 17 gushtit, u vu në pranga Eiden Dino, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarjes. I riu rrëfeu në gjyq se i gjithë debati kishte lindur mes Sallufit e Ulqinakut, për motive të dobëta. Dino tregonte se bashkë me Peqinit e Sallufin kishin konsumuar birra e kokainë natë ne krimit, më pas kishin dalë nga shtëpia me një synim, përballjen me Ulqinakun.

Këtë të fundit e kishin parë duke hipour në mjet dhe e kishin konfrontuar. Sipas dëshmisë së 18-vjeçarit, ka qenë Sallufi ai që i ka thënë i pari Ulqinakut se e kishte bërë pis pasi e kishte prekur. Pas debateve mes Ulqinakut e Sallufit, në mes kishte hyrë Peqini, e kishte qëlluar me një plumb 25-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend. 

horgito peqini madrit ulqinaku vritet madrit ulqinaku arrestohet horgito peqini

Sondazh

Poll