Aktualitet

EMRI/ "Duhet të shlyeja borxhin ndaj trafikantëve", dënohet me 1 burg shqiptari që u kap në "shtëpi bari" në Britani

Para trupit gjykues Verçani është shprehur se i ishte futur kësaj rruge pasi kishte borxhe për t'u larë trafikantëve që e kishin kaluar në Britani dhe se nuk ka asnjë precedent të mëparshëm kriminal.

22 Gusht 2022, 19:42 Nga e.k
EMRI/ "Duhet të shlyeja borxhin ndaj trafikantëve",
Visar Verçani

BRITANI-  Visar Verçani, 23-vjeçari shqiptar i arrestuar në një aksion të Policisë angleze kundër trafikimit të drogës ka dalë sot para Gjykatës ku u njoh dhe me vendimin e marrë.

Ai është dënuar me 1 vit burgim pasi u kap në një shtëpi bari në Station Road West. Gjatë kontrollit, policia gjeti 145 bimë në faza të ndryshme të rritjes së tyre.

Avokati mbrojtës i 23-vjeçarit është shprehur para Gjykatës se i riu kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe ku kishte kërkuar edhe azil por kërkesa e tij ishte refuzuar.

Para trupit gjykues Verçani është shprehur se i ishte futur kësaj rruge pasi kishte borxhe për t'u larë trafikantëve që e kishin kaluar në Britani dhe se nuk ka asnjë precedent të mëparshëm kriminal.

britani e madhe visar verçani

Sondazh

Poll