Aktualitet

Sherri në lokal/ EMRAT, kush është viktima dhe autori në Vaun e Dejës

31-vjeçari mori armën në banesë e më pas qëlloi Metushin, i cili ishte duke hypur në mjetin e tij.

23 Gusht 2022, 07:21 Nga A.B
Sherri në lokal/ EMRAT, kush është viktima dhe autori në
Policia

SHKODËR- Alfons Palushani është personi i cili ka vrarë me armë zjarri 51-vjeçarin Agron Metushi pas një sherri që nisi në lokal. 31-vjeçari mori armën në banesë e më pas qëlloi Metushin, i cili ishte duke hypur në mjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës. Pas krimit, Palushani është arratisur e policia është vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

vrasje ne shkoder alfons palushani agron metushi

Sondazh

Poll