Aktualitet

Ishte strehuar në periferi të Elbasanit, Horgito Peqini kishte gati planin për arratisje nga Shqipëria

Horgito Peqini është prangosur këtë pasdite, bashkë me 33-vjeçarin e shpallur në kërkim gjithashtu për të njëjtin krim, Klaudjan Sallufi. 

22 Gusht 2022, 19:45 Nga F.M
Ishte strehuar në periferi të Elbasanit, Horgito Peqini kishte gati
Horgito Peqini dhe Madrit Ulqinaku

TIRANË- Horgito Peqini, 18-vjeçari që vrau Madrit Ulqinakun ishte strehuar në periferi të Elbasanit. Mësohet se i riu kishte bërë gati planin për t’u larguar jashtë Shqipërisë, pas krimit që kreu pesë ditë më parë. Ai dyshohet se është ndihmuar nga dy persona të tjerë.

Horgito Peqini është prangosur këtë pasdite, bashkë me 33-vjeçarin e shpallur në kërkim gjithashtu për të njëjtin krim, Klaudjan Sallufi. 

33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit 'Elbasan Arena'. Për krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 17 gushtit, u vu në pranga Eiden Dino, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarjes. I riu rrëfeu në gjyq se i gjithë debati kishte lindur mes Sallufit e Ulqinakut, për motive të dobëta. Dino tregonte se bashkë me Peqinit e Sallufin kishin konsumuar birra e kokainë natë ne krimit, më pas kishin dalë nga shtëpia me një synim, përballjen me Ulqinakun.

Këtë të fundit e kishin parë duke hipour në mjet dhe e kishin konfrontuar. Sipas dëshmisë së 18-vjeçarit, ka qenë Sallufi ai që i ka thënë i pari Ulqinakut se e kishte bërë pis pasi e kishte prekur. Pas debateve mes Ulqinakut e Sallufit, në mes kishte hyrë Peqini, e kishte qëlluar me një plumb 25-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend. 

horgito peqini arrestohet horgito peqini

Sondazh

Poll