Aktualitet

Humb jetën një i paraburgosur në Lezhë, dyshohet se i ka rënë infrakt

Por gjatë rrugës gjendja e tij është përkeqësuar dhe nuk ka mundur dot të mbijetojë. 

22 Gusht 2022, 20:33 Nga I.A

Humb jetën një i paraburgosur në Lezhë, dyshohet se i ka

LEZHË- Një i paraburgosur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Lezhë. Mësohet se i paraburgosuri 28-vjeçar me emrin Ordison Kastrioti është ndjerë keq në qeli dhe e kanë transporuar me ambulancë për në spitalin e Lezhës.

Por gjatë rrugës gjendja e tij është përkeqësuar dhe nuk ka mundur dot të mbijetojë. Shkaku që Kastrioti ndodhej në paraburgim nuk dihet, ndërkohë që dyshohet se atij i ka rënë infarkt. Trupi i të riut është dërguar në morg, ku dhe do t'i nënshtrohet autopsisë për të zbuluar shkakun e vdekjes.

humb jeten i paraburgosuri ordison kastrioti

Sondazh

Poll