Politike

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, Stoltenberg falenderon Shqipërinë: Vizita në Ukrainë, dëshmi solidariteti

Ndër të tjera përgëzoi kryeministrin Edi Rama për vizitën në Ukrainë, ku ishte së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

13 Korrik 2022, 13:32 Nga k.m.
Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO,
Edi Rama dhe Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Pas takimit me kryeministrin Edi Rama në selinë e NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg falenderoi Shqipërinë për firmosjen e dekreteve të ligjeve për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë. Ndër të tjera përgëzoi kryeministrin Edi Rama për vizitën në Ukrainë, ku ishte së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ndërsa shtoi se Ballkani Perëndimor ka rëndësi për NATO.

"Ballkani Perëndimor ka rëndësi të rëndësishme për NATO-s. Ne ramë dakord që të ftojë Finlandën dhe Suedinë për t'u bashkuar në NATO. Kjo dëshmon se dera e NATO-s është e hapur. Mirëpritja e tyre do i bëjë më të sigurta. NATO qëndron me Ukrianën ndërkohë që mbron veten e saj ndaj luftës me Rusinë. Kjo do të vazhdojë me ta. Mbështes angazhimin për Ukrainën, kështu që Rama, faleminderit për kontributin tuaj. Edhe njëherë mirëseerdhët,"-tha Stoltenberg.

edi rama jens stoltenberg

Sondazh

Poll