Politike

“Butrinti” votohet nesër në Kuvend, aktivistët thirrje për protestë: Nesër në orën 10:00 para Kuvendit

Avokati Altin Goxhaj gjatë fjalës së tij u shpreh se përveç Butrintit me të njëjtin mekanizëm po tentohet të merretr edhe Driloni në Pogradec. Ai u shpreh se një gjë e tillë dëmton rëndë dhe dinjitetin e shtetit amerikan pasi sipas tij sot oligarkët shqiptarë po përdorin flamurin amerikan për të grabitur Shqipërinë.

13 Korrik 2022, 10:38 Nga e.k
“Butrinti” votohet nesër në Kuvend, aktivistët
Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit

TIRANË- Ka vijuar edhe ditën e sotme protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit të cilët marshuan marshuan drejt zyrave të Fondacioni Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Ata kërkojnë që Butrinti mos ti kalohet në administrimin një OJF-je pasi sipas tyre ky është një akt korruptiv që cënon trashgimë kulturore të vendit. Duke folur para mediave profesor Sazan Guri u shpreh se kjo është një luftë në të cilën ata do të luftojnë me dijen dhe ligjin ndërsa aktivisti Andi Tepelena u shpreh se trashgima kultore u poërket shqiptarve.

Avokati Altin Goxhaj gjatë fjalës së tij u shpreh se përveç Butrintit me të njëjtin mekanizëm po tentohet të merretr edhe Driloni në Pogradec. Ai u shpreh se një gjë e tillë dëmton rëndë dhe dinjitetin e shtetit amerikan pasi sipas tij sot oligarkët shqiptarë po përdorin flamurin amerikan për të grabitur Shqipërinë.


PJESË NGA FJALA E TYRE:

Sazan Guri: Kjo është luftë, thjesht me dijen dhe ligjin, mos kini frikë nuk marrim drunj dhe shpata, kemi zotin me vete. Kur mashtrimi thuhet shumë herë e vërteta duhet thënë më shumë. Në këtë libër që do shpallet i ulët ku ky autor që është dhe kryetar i këtij fondacioni thotë se Butrinti iu dha gabimisht shqipërisë.

Altin Goxhaj: Kam sjellë projektin se si krijohet një OJF në Pogradec për të marrë Drilonin. Oligarkët shqiptar po përdorin flamurin amerikan për të grabitur Shqipërinë. I bëj thirrje fondit amerikan që flamuri amerikan të mos bëhet pis. I bëj thirrje Majkëll Grenof, pronarit, reputacioni i tij sot do fillojë të bëhet pis dhe në Shqipëri dhe në Amerikë.

Andi Tepelena: Kjo është një thirrje shumë dashamirëse për ATF që të reflektojë sepse nuk mund të bëhen ligjet at hock në llogari të një fondacioni privat se kjo është një praktikë korruptive në konflikt të hapur interesi. Kjo është një çështje demokracie,  kjo është trashgimia e qytetarëve shqiptarë.

Ardit Zeneli: Ky është një krim kundër trashgimisë dhe historisë shqiptare dhe i bëjmë thirrje fondacionit amerikan të mos bëhet palë në këtë krim.

Aulon Kalaja: Neve nuk na mbetet gjë tjetër veteM që nesër të thërrasim një protestë kombëtare para parlamentit në orën 10:00. Ne do e çojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Nesër në orës 10:00 para parlamentit.

Aktivistët e Shoqërisë Civile protestuan edhe ditën e djeshme jashte Kuvendit pasi nuk u lejuan të ishin pjesë e mbledhje së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave pas një debati që patën në zyrën e kryetarit të Komisionit Eduart Shalsi. Për këtë çështje reagoi dhe Kreu i Shtetit i cili më parë e kishte kthyer dekretin por rishqyrtim por që u hodh poshtë nga mazhoranca. Nesër pritet që projektligji të kalojë në Seancë Plenare për miratim prandaj aktivistët bënë thirrje për protestë në orën 10:00 para Parlamentit.

sazan guri aulon kalaja

Sondazh

Poll