Politike

"Procesi i vetingut ndaj gjyqtarit Gjermeni ka ngrirë", Berisha publikon denoncimin e "qytetarit dixhital"

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se qytetari denoncon se prejt tre vitesh ka ngrirë procesi i vetingut ndaj Gjermenit i cili ende nuk ka dalë në seancë.

13 Korrik 2022, 09:20 Nga d.a.
"Procesi i vetingut ndaj gjyqtarit Gjermeni ka ngrirë", Berisha
Artan Gjermeni

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një 'qytetari dixhital' në rrjetet e tij sociale në lidhje me gjykatësin Artan Gjermeni.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se qytetari denoncon se prej tre vitesh ka ngrirë procesi i vetingut ndaj Gjermenit i cili ende nuk ka dalë në seancë.

Postimi i Berishës:

Ngrin prej tre vitesh vetingu i gjykatësit famoz Artan Gjermeni, i lidhur kokë e xhep me bandën e Lushnjës!
Gjermeni është akuzuar si trafikant i qënieve njerëzore drejt SHBA.

Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital! sb

- Pershendetje doktor! Se pari uroj te jesh shume mire! Gjyqtari Gjermeni ka 3 vjet qe eshte shortuar nga KPK dhe akoma nuk ka dale ne seance , kur nderkohe ne qe ishim me lista te qeverise, na kane perfunduar hetimin per 1 vit e pak muaj. Jemi ne mbeshtetjen tuaj.
- z. berisha te shkruaj nga Michigani ,dua ta beni publike denoncimin tim ,Artan Gjermeni ka fshire penalitetin e nje hajduti te denuar me 1 vit e 6 muaj nga Lushnja, Peci Sokrat Ferra me qellim ardhjen e tij ne USA kundrejt nje shume 10 mije $
- Pershendetje dr Skender Sakaj nje komunist qe i ben levdata ne fcb rames ,djali i tij Arti Sakaj ka qen i denuar ne Itali 8 vjet burg per trafikim droge, i doli lloto per ne Amerike ne vitin 2015 dhe me ndihmen e Kashmir Berishes (noter ne Lushnje) e Artan Gjermenit fallsifikuan penalitetin e ai sot e 4 vjet ndodhet ne Amerike. denoncojeni pa asnje dyshim.

Procesi i Vetingut për gjyqtarin e Tiranës ka nisur që në dhjetor të vitit 2019. 

artan gjermeni sali berisha

Sondazh

Poll