“S’kam mbledh asnjë lekë sot!”/ Skandali me varret në Tufinë, publikohen përgjimet mes drejtorit: Mos bëj si *****
Provat e siguruara për Ndinin janë bisedat që ka bërë në "Whattsap" me shtetasin Albani Tufinë, i cili është vënë në dijeni për një gropë varri të hapur nga inxhinieri dhe ka marrë lekë për këtë gropë varri.
TIRANË- Dalin detaje nga dosja e plotë e shitjes së vendeve të varrezave në Tufinë. Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar skemën, duke publikuar në "Top Channel" përgjimet e marra nga bisedat mes drejtorit të varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini dhe personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të. Punonjësi i Sektorit të Varrezave Tufinë, Gazment Daja kërkon lekët nga A. M. për t’ia dhënë drejtorit. Provat e siguruara për Ndinin janë bisedat që ka bërë në "Whattsap" me shtetasin Albani Tufinë, i cili është vënë në dijeni për një gropë varri të hapur nga inxhinieri dhe ka marrë lekë për këtë gropë varri.
Biseda tjetër është kur personi me emrin Alban, i identifikuar si Alban Ajazi roje në varrezat e Tufinës i tregon një varr i cili i ka kaluar bordurat kryesore dhe drejtori Eljodor Ndini thotë “E ka bo jashtë përmasave, e mbyte”.
"Herri, Edhe thuj 5, Jo me bo si ku**at mrapa, Po ska mo vene, Ka se kam un, Ku Aty ke 162 Ok, Hajde lart, Aty je per komfirmim, Me thuj po jo Se jam me ledin ketu, Ok Se fola Shife se jan te erit ato, mos te llapin nai gjo! Hajde Ku je! Me bo i 700 po pate mundesi Edhe regullona me ato,".
Një provë tjetër është biseda me personin J. C. Akshi, ku drejtori Eljodor Ndini i dërgon një foto të legalizimit të personit Flamur Qefalia dhe më pas i thotë “shumë faleminderit ta kam borxh”. Po ashtu, tek kjo bisedë, i ka treguar se ka një mikun tij që ka aplikuar për kredi dhe i jep bashkia kredi të butë duke i thënë “shiko mos bësh ndonjë gjë”.
Po ashtu i thotë: Kam dhe nusen për të marrë kredi por do takoj A. S. se ajo është e para e kësaj pune. Biseda tjetër ndodh me personin emrin Milla, ku i dërgon një dokument legalizimi dhe i thotë “ma shiko”, ai i thotë “ok”.
Sipas dosjes, Endrin Milla është punonjës privat dhe ka biseda me drejtorin Eljodor Ndini të cilat kanë lidhje me legalizimin e shtetasit Flamur Oefaliaku i thotë të jap gjashtë milionë kur ta përfundosh. Po ashtu Ndini i dërgon një numër parcele , një gropë të hapur dhe më pas i thotë Millës “më ke bërë dëm me atë gropën , më kanë bërë shumë pis”.
“Hë se flas unë me Albanin”, thotë Milli. Më pas i thotë “hë mos mi lër mbas dore , edhe 6 të jap unë”.
Sipas dosjes, ai është pyetur se për çfarë e ka përmendur shifrën gjashtë. Shtetasi Endri Miilli i ka thënë që do t’i jepte 6 milionë për legalizimin që do bënte.
Në një bisedë tjetër Endri Milla i thotë “o 500 mijë o u dh*e puna”. Por pak më vonë, ai ka bërë një bisedë tjetër ku Endri Milla i thotë “merri lekët, 100 thuaj t’i thotë”. Më pas, në bisedën tjetër i dërgon fotot e banesës që është për legalizim të shtetasit Flamur Qefalija.
Në bisedë tjetër drejtori i arrestuar i dërgon fotot e aplikimit dhe të gjitha veprimet që ka bërë për legalizimin dhe Milla i thotë “doje gje?”, ndërsa Eljodor i thotë “të lija nja 60 ti kesh“, ndërsa Milla i thotë “të lej gjë tek Saja. Po ashtu më thuaj se e rregullojmë dhe nesër mledhim nai lek mbase si e diel”.
Më pas/ Mhilla i dërgon foto të koaludimit të shtetasit Flamur Qefalija dhe i thotë për kontroll teknik në Tiranë 2.
“Çne ka ardhe aj inxhinjerja këtej sot me syze?”.
Eljodori i thotë “ Zhani”.
Në bisedën tjetër i thotë Mhilla: “Më sill 500 mijë se më duhen, se jam ngushtë, nuk kam mbledh asnjë lek sot jam zero”.
Eljodor Ndini i thotë “ E la pra nesër, do vi te zyra, u merz se edhe gjasme mi kërkove, I thash që më ke bo i varr E stë kam dhën akoma lekët”.
Mhilla i thotë “ Më sill 500 sot të tjerat nesër, Më gjej sot 500”.
Në një bisedë tjeter Eljodori i thotë Millës “jam me Latifin, I ke thënë , mbarova I dhashë kafen , me mirë se të bëjë fjalë dhe ti u fusje në siklet, gjete sebeb me u kap”.
Nga hetimet, Latif Shehu rezulton të jetë me detyrë Teknik Sektori në varrezat e Tufinës pranë Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë. Ndërsa gjithsej Prokuroria Tiranës identifikoi të përfshirë në këtë skemë 12 persona, ku tetë u arrestuan, dy u proceduan në gjendje të lirë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Të gjithë të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30 deri në 50 mijë Lekë të reja, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime në Tufinë. Prokuroria ka kërkuar për 6 të dyshuarit masën e sigurisë arrest në burg, për dy të tjerë arrest në shtëpi. Lidhur me skemën e mashtrimit, reagoi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u shpreh se ai vetë kishte kërkuar hetime prej kohës, e se ishte e lumtur që shkelësit ishin pas hekurave të burgut.
Sondazh
“O jet s’ka mo vene!”/ Biseda e drejtorit me rojën e varrezave, pjesë nga dosja e Tufinës
Foto ilustruese TIRANË- Zbulohen detaje të reja nga skandali që zbuloi një skemë korrupsioni që favorizonte marrjen e kredive...
INVESTIGIMI I BIRN: Frontex pengohet në planin e vet për mbikëqyrjen e emigrantëve, dështon plani 400 mijë eurosh
Foto ilustruese Më 17 nëntor të vitit të kaluar, kur Hervé Yves Caniard hyri në sallën e konferencave të Frontex ...
“Zhvarrosim dy dhe i ruajmë për ju varret"/ Korrupsioni me varret në Tufinë, e moshuara kurseu shpërblimet, dha ryshfet 50 mijë lekë
Varrezat në Tufinë TIRANË- Duhen lekë edhe për t'u varrosur! Shitja abuzive e varreve në Tufinë ka çuar në p...
Ndelën në test, 5 drejtuesh mjetesh duhet t'i kthehen autoshkollës, pasi humbën pikët e patentës
Foto Ilustruese TIRANË- Drejtoria e Transportit rrugor ka njoftuar se 5 drejtues automjetesh të cilët kanë humbur të gjitha p...
Të shtunën Kurban Bajrami, besimtarët falen në sheshe, tradita dhe ushqimet
Foto ilustruese TIRANË- Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë këtë të të shtunë...
Përse u rritën infektimet? Mjekët: Shkak rënia e imunitetit, por edhe nënvariantet e BA5
Foto ilustruese Rritja e numrit të rasteve të infektuar me Sars Cov2 mund të ketë shkak nën variantin BA5, i cili ka alarmuar Amer...
Ndryshimi i çmimit të naftës, ironizon Bushati: E furnizova makinën dje ngaqë kishte protestë
Andi Bushati TIRANË- Analisti Andi Bushati ka ironizuar ndryshimin e shpeshtë të çmimit të naftës në vend nga Bordi i ...
HARTA LIVE- Për fundjavë mos bëni plane! Shi dhe stuhi me erë të fortë, ja si do jetë koha
Pamje nga Tirana me shi TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin...
Dy viktima dhe mbi 1 mijë të infektuar me COVID-19 në Shqipëri
Është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjat&e...
Prokuroria sekuestroi pallatin, ndërtuesi: Pronarët më thanë se janë në rregull dokumentet
Bektash Petoshati VLORË- Me vendim të Gjykatës së Apelit në Vlorë, marrë me datë 7 korrik, Prokuroria ka sekuestrua...
