Aktualitet

Ndryshimi i çmimit të naftës, ironizon Bushati: E furnizova makinën dje ngaqë kishte protestë

Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se makinën e tij e furnizoi që dje nga që ishte protesta, pasi e dinte që sot do të rritej prap çmimi i naftës.

8 Korrik 2022, 07:04 Nga I.A
Ndryshimi i çmimit të naftës, ironizon Bushati: E furnizova
Andi Bushati

TIRANË- Analisti Andi Bushati ka ironizuar ndryshimin e shpeshtë të çmimit të naftës në vend nga Bordi i Transparencës. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se makinën e tij e furnizoi që dje nga që ishte protesta, pasi e dinte që sot do të rritej prap çmimi i naftës.

Postimi i plotë:

Une e furnizova makinen dje ngaqe kishte proteste, sikur ta ndjeja qe do e rriste prape sot "bordi i Ramarences"

Ka kaluar vetëm një ditë dhe Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe të benzinës ndërsa ka lënë të pandryshuar çmimin e gazit. Duke nisur nga sot nafta do të tregtohet 240 lekë duke u rritur me 5 lekë nga 235 lekë që ishte vendosur një ditë më parë. Ndryshime ka pësuar dhe çmimi i benzinës e cila do të shitet 233 lekë nga 227 lekë që ishtre vendosur dje.

bordi i transparences andi bushati

Sondazh

Poll