Aktualitet

Ndelën në test, 5 drejtuesh mjetesh duhet t'i kthehen autoshkollës, pasi humbën pikët e patentës

Këtë gjë e ka bërë të ditur DPSHTRR me anë të një njoftimi, në të cilën thuhet se këta persona duhet që të ripërgatiten përsëri nga e para në autoshkollë.

8 Korrik 2022, 17:40 Nga I.A
Ndelën në test, 5 drejtuesh mjetesh duhet t'i kthehen
Foto Ilustruese

TIRANË- Drejtoria e Transportit rrugor ka njoftuar se 5 drejtues automjetesh të cilët kanë humbur të gjitha pikët e patentës dhe që kanë dështuar në ritestim duhet që t'i kthehen autoshkollës përsëri nga e para. Këtë gjë e ka bërë të ditur DPSHTRR me anë të një njoftimi, në të cilën thuhet se këta persona duhet që të ripërgatiten përsëri nga e para në autoshkollë.

“Nga 18 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 5 dhe që të 5-të u rrëzuan në testin e teorisë, çka i ridërgon ata nga e para në autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)”, thuhet në një njoftim të DPSHTRR.

Pak kohë më parë përmes një udhëzimi DPSHTRR, Drejtoria e Rrugëve propozoi rikthimin në kurs, nëse shoferët humbasin të gjitha pikët e lejes së drejtimit për shkak të shkeljeve të kodit rrugor.

dpshtrr

Sondazh

Poll