Aktualitet

HARTA LIVE- Për fundjavë mos bëni plane! Shi dhe stuhi me erë të fortë, ja si do jetë koha

Nesër, ditën e shtunë, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në relievet malore mot kryesisht i vranët si dhe intervale të shkurtra me diell.

8 Korrik 2022, 17:12 Nga k.m.
HARTA LIVE- Për fundjavë mos bëni plane! Shi dhe stuhi me
Pamje nga Tirana me shi

TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Pas shumë ditësh me temperatura të larta dhe “përvëluese”, fundjava do të jetë e mbushur me vranësira, reshje shiu si dhe erë intensive.

Nesër, ditën e shtunë, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në relievet malore mot kryesisht i vranët si dhe intervale të shkurtra me diell.

Përgjatë ultësirës perëndimore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale, ndërsa në relievet malore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht dhe në periudha jo afatgjata reshjet në këto zona në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe. Nga ana tjetër, era do të fryjë relativisht intensive me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtesi dhe behet e fortë dhe tepër intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/sek.

Ditën e dielë, moti parashikohet kryesisht i kthjellët por gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kryesisht relievet kodrinore – malore. Por ndryshimi është që përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtesi dhe behet intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 10-16m/sek.

shërbimi meteorologjik ushtarak stuhia ne shqiperi

Sondazh

Poll