Aktualitet

“O jet s’ka mo vene!”/ Biseda e drejtorit me rojën e varrezave, pjesë nga dosja e Tufinës

Ndini ka biseduar në aplikacinin "Whattsap" me personin “Albani Tufinë”, i identifikuar si Alban Ajazi, roje në varrezat e Tufinës, ku i tregon një varr i cili i ka kaluar bordurat kryesore dhe Ndini i thotë: E ka bo jashtë përmasave, e mbyte.

8 Korrik 2022, 18:45 Nga k.m.
“O jet s’ka mo vene!”/ Biseda e drejtorit me rojën e
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohen detaje të reja nga skandali që zbuloi një skemë korrupsioni që favorizonte marrjen e kredive të buta në Bashki, ndërtimet pa leje si dhe ‘prenotimin’ e varreve në Tufinë kundrejt pagesës. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, janë zbuluar premtimet nga bisedat mes drejtorit të varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini dhe personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të.

Ndini ka biseduar në aplikacinin "Whattsap" me personin “Albani Tufinë”, i identifikuar si Alban Ajazi, roje në varrezat e Tufinës, ku i tregon një varr i cili i ka kaluar bordurat kryesore dhe Ndini i thotë: E ka bo jashtë përmasave, e mbyte.

Ndërsa nuk mungojnë as udhëzimet, ku i thotë vartësve: Bëja normale dhe mos ja premto kot.

Ndër të tjera, në dosje janë edhe bisedat: “ Thotë shefi a na nimo me 700 €!”/ “ Kush e ka Herri, Edhe thuj 5, Jo me bo si ku**at mrapa”/ “Ka se kam un, Ku Aty ke 162 Ok, Hajde lart, Aty je per komfirmim”/ “Me thuj po jo Se jam me ledin ketu”/ “Ok Se fola Shife se jan te erit ato, mos te llapin nai gjo!”/ “Me bo i 700 po pate mundesi Edhe regullona me ato”.

Nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës. Të gjithë të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30 deri në 50 mijë Lekë të reja, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime në Tufinë. Prokuroria ka kërkuar për 6 të dyshuarit masën e sigurisë arrest në burg, për dy të tjerë arrest në shtëpi. Lidhur me skemën e mashtrimit, reagoi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u shpreh se ai vetë kishte kërkuar hetime prej kohës, e se ishte e lumtur që shkelësit ishin pas hekurave të burgut. 

varrezat në tufinë eljodor ndini

Sondazh

Poll