Aktualitet

Prokuroria sekuestroi pallatin, ndërtuesi: Pronarët më thanë se janë në rregull dokumentet

Certifikata që ka dalë nga ZVRPP Vlorë është shumë e rregullt por bëhet fjalë për një falsifikim të bërë 20 vite më parë, u shpreh ndërtuesei.

8 Korrik 2022, 17:01 Nga e.k
Prokuroria sekuestroi pallatin, ndërtuesi: Pronarët më thanë
Bektash Petoshati

VLORË- Me vendim të Gjykatës së Apelit në Vlorë, marrë me datë 7 korrik, Prokuroria ka sekuestruar një pallat 8 katësh në lagjen “Pavarësia” që ndodhet në fazë ndërtimi pasi pronarët e tokës u shpallen në kërkim për pastrim para ndërkohë ndërtuesi Bektash Petoshati, shprehet i shqetësuar teksa thotë se atij iu tha se dokumentet janë në rregull. Sipas tij bëhet fjalë p[ër një falsifikim që ka ndodhur 20 vite më parë.

“Unë jam ndërtuesi dhe jam investitor në masën 80%. Unë kisha dëgjuar disa herë, pasi pala tjetër që pretendon për objektin ka kontaktuar disa herë me mua. U kam thënë personave që kanë kontratën me mua që ta zgjidhin këtë situatë sepse po rëndohem për një gjë që s’ka lidhje me mua. Më kanë thënë që e kemi të saktë. Janë 2 pronarë, prona e parë më kanë thënë që është shumë në rregull. Tjetra, një banesë 37.5 metra katrorë pretendohet se është një dokument i falsifikuar që unë nuk e kam parë. Për mendimin tim vendimi i gjykatës është i pandershëm. Ne do të bëjmë ankimin sipas ligjit”, ka thënë ai.

Certifikata që ka dalë nga ZVRPP Vlorë është shumë e rregullt por bëhet fjalë për një falsifikim të bërë 20 vite më parë, u shpreh ndërtuesei.

vlore prokuroria e vlores sekuestrohet pallati ne vlore bektash petoshati

Sondazh

Poll