Aktualitet

Aksidentoi çiftin në Tiranë/ Kërkoi masë të butë, lihet i lirë Ajas Sulejmani, deklarata: Kam 3 fëmijë

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masën 'arrest në shtëpi' për 39-vjeçarin. 

29 Qershor 2022, 12:40 Nga A.B
Aksidentoi çiftin në Tiranë/ Kërkoi masë të
Ajas Sulejmani

TIRANË- Ajas Sulejmani është lënë i lirë. Personi i cili përplasi me mjetin e tij 'G-Class' çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre 3 muajshe do të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak. Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masën 'arrest në shtëpi' për 39-vjeçarin. 

Gjykata pranoi kërkesën e Sulejmanit për masë më të butë sigurie, duke vendosur që ai të hetohej duke qënë në masën e arrestit shtëpiak. 

Përballë togave të zeza, 39-vjeçari deklaroi se kërkoi masë të butë sigurie pasi s'ka tre fëmijë.

Ajas Sulejmani përplasi më 8 Maj çiftin Vilma dhe Arjan Konomi, bashkë me foshnjen 3 muajsh, teksa po kalonin rrugën tek vizat e bardha. Ngjarja është raportuar fillimisht nga Dosja.al, e cila informoi e para me foto dhe video aksidentin e rëndë. Ai po lëvizte me mjetin tip G-Class, me shpejtësi 140 km/orë dhe nën ndikimin e substancave narkotike.

ajas sulejmani

Sondazh

Poll