Aktualitet

Durrës/ Gjendet i pajetë 80-vjeçari në breg të detit, Policia jep detajet e para

Po ashtu, sipas Policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

29 Qershor 2022, 12:34 Nga k.m.
Durrës/ Gjendet i pajetë 80-vjeçari në breg të detit,
Foto ilustruese

DURRËS- Një 80-vjeçar është gjetur i vdekur në breg të detit në lagjen nr. 1 Durrës rreth orës 11:20 këtë të mërkurë. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vdekjes të së moshuarit, ndërsa dyshohet se do të jetë mbytur. Po ashtu, sipas Policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 1 Durrës, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, shtetasi V. Ll., 80 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

durrës policia e shtetit

Sondazh

Poll