Aktualitet

Motori përplaset me betonieren, vdes 40-vjeçari, si u përball me mjetin e tonazhit të rëndë

Motori ka përfunduar në rrugë i bërë copash, kurse i riu ka marrë plagë të mëdha në kokë e trup. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

25 Qershor 2022, 17:42 Nga F.M
Motori përplaset me betonieren, vdes 40-vjeçari, si u përball
Aksidenti në Tiranë

TIRANË- Erald Totilla, 40 vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë. 40-vjeçari po udhëtonte me një motor në afërsi të TEG në momentin që është përballur me një betoniere, që ligjërisht nuk duhet të qarkullojë në mesditë në kryeqytet. Tortilla ka humbur kontrollin e motomjetit në momentin që përpara i ka dalë betonierja dhe i ka rënë nga pas.

Motori ka përfunduar në rrugë i bërë copash, kurse i riu ka marrë plagë të mëdha në kokë e trup. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia e Tiranës ka bërë dy njoftime në lidhje me ngjarjen në fjalë dhe në asnjë prej tyre nuk bëhet me dije nëse është marrë ndonjë masë për drejtuesin e betonieres pas aksidentit tragjik.

Njoftimi i parë:

Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç. Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i dytë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se: Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

Prej më shumë se 6 muajsh është vendosur një orar për ndalimin e qarkullimit të betoniereve e mjeteve të tonazhit të rëndë në Tiranë. Mjete të tilla lejohet që të qarkullojnë nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

aksident ne tirane policia e tiranes erald totilla

Sondazh

Poll