Aktualitet

U përplas nga betonierja në Tiranë, 40-vjeçari ndërron jetë në spital

Policia e Tiranës nuk bën me dije nëse është marrë ndonjë masë në lidhje me drejtuesin e betonieres. 

25 Qershor 2022, 17:28 Nga F.M
U përplas nga betonierja në Tiranë, 40-vjeçari
Ambulanca

TIRANË- 40-vjeçari që u përplas nga betonierja teksa udhëtonte me motor në Tiranë ka ndërruar jetë në spital. Në njoftimin zyrtar shtesë nga Policia e Tiranës bëhet me dije se i riu nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi këtë mesditë në afërsi të TEG-ut. Policia e Tiranës nuk bën me dije nëse është marrë ndonjë masë në lidhje me drejtuesin e betonieres. 

Njoftimi nga Policia e Tiranës: 

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se: Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

aksident ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll