Bota

Arrestohet 'Dos Santos' në Brazil, dyshohet për vrasjen e gazetarit britanik

Shefi i policisë civile Alex Perez u tha gazetarëve se Dos Santos ishte arrestuar në shtëpinë e tij në Atalaia do Norte dhe nuk i bëri rezistencë arrestimit.

15 Qershor 2022, 07:47 Nga A.B

Arrestohet 'Dos Santos' në Brazil, dyshohet për vrasjen e

BRAZIL- Policia në Brazil ka arrestuar një person të dytë në lidhje me "vrasjen e supozuar" të gazetarit britanik Dom Phillips dhe mbrojtësit brazilian Bruno Pereira.

The Guardian raporton se Oseney da Costa de Oliveira, u arrestua të martën dhe po mbahet në Atalaia do Norte, qyteti i izoluar lumor Phillips dhe Pereira. Në një deklaratë, policia federale tha se Oliveira, i cili njihet me pseudonimin "Dos Santos", ishte arrestuar "me dyshimin për përfshirje në këtë rast" së bashku me vëllain e tij Amarildo da Costa de Oliveira, i dyshuari kryesor, i cili ka qenë në paraburgim që nga java e kaluar.

Shefi i policisë civile Alex Perez u tha gazetarëve se Dos Santos ishte arrestuar në shtëpinë e tij në Atalaia do Norte dhe nuk i bëri rezistencë arrestimit.

I pyetur nga Guardian se për çfarë krimi specifik ishte arrestuar i dyshuari nën dyshimin, Perez u përgjigj:

"Suposto homicídio qualificado" ("vrasje e dyshuar e rëndë").

Hetuesit dyshojnë se Amarildo da Costa de Oliveira, i cili njihet si Pelado, ishte përgjegjës për pritën ndaj Phillips dhe Pereira ndërsa ata udhëtonin poshtë lumit Itaquaí në rrugën e kthimit nga një udhëtim katër-ditor raportues.  Policia federale tha gjithashtu se kishte sekuestruar një numër gëzhojash plumbash gjatë arrestimit të kryer. 

Burimet policore pretendojnë se Pelado është parë duke ndjekur Phillips dhe Pereira poshtë lumit në varkën e tij me katër persona të tjerë, të cilët hetuesit janë përpjekur t'i identifikojnë.

Dom Phillips u zhduk gjatë një udhëtimi në Amazonës në 6 Qershor.

zhduket gazetari britanik ne brazil brazil

Sondazh

Poll