Bota

VD- E shoqëron vetëm Rama, Abazoviç publikon pamjet, merr trenin për Kiev

Ata do të takohen me Presidentin e Ukrainës, Zelenskyy, dhe Kryeministrin ukrainas si dhe do të vizitojnë disa nga zonat më të goditura nga luftimet.

15 Qershor 2022, 08:14 Nga A.B
VD- E shoqëron vetëm Rama, Abazoviç publikon pamjet, merr
Dritan Abazovic

KIEV- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka ndarë pamjet nga udhëtimi drejt Kiev-it. Në këtë udhëtim ai është shoqëruar nga vetëm një lider vendi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pasi kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, kishte axhendën e zënë ndaj e për pasojë nuk udhëtoi drejt Kiev-it.

'Lutemi për paqe'- shkruan Abazoviç përkrah pamjeve të postuara në të cilat shihet se është duke marrë trenin, i cili do e dërgojë në Kiev, për të parë më nga afër pasojat e luftës, e cila sot futet në ditën e 112.

Ata do të takohen me Presidentin e Ukrainës, Zelenskyy, dhe Kryeministrin ukrainas si dhe do të vizitojnë disa nga zonat më të goditura nga luftimet.

Pak ditë më parë, gjatë një bisede telefonike me Zelenskyyn, Abazovic pranoi ftesën për të vizituar kryeqytetin e Ukrainës.

edi rama dritan abazoviç

Sondazh

Poll