Bota

Sherri për 17 hektarë! Kurti i mohoi Lipës shfrytëzimin për 99 vjet, Veliaj ia ofroi (Marrëveshja)

Burime të Nacionales thonë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar personalisht kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, që të anulonte vendimin për dhënien në shfrytëzim për 99 vjet të 17 hektarëve.

14 Qershor 2022, 21:03 Nga F.M
Sherri për 17 hektarë! Kurti i mohoi Lipës shfrytëzimin
Dua Lipa dhe Albin Kurti

KOSOVË- Sunny Hill Festival është transferuar në Tiranë. E gjitha ka ndodhur pas një mosmarrëveshjes mes organizatorëve të festivalit e qeverisë së Kosovës, së kryesuar nga Albin Kurti. Çfarë ndodhi saktësisht? Nacionale.com shkruan se një mbledhje që u mbajt javën e kaluar e të cilën e kishte udhëhequr Albin Kurti, ku po merrte pjesë Përparim Rama dhe disa ministra, ‘varrosi’ ëndrrën e qindra mijëra të rinjve për organizimin e Sunny Hillit në Prishtinë.

Nacionale sjell detaje nga kjo mbledhje, e në të cilën kryeministri Kurti po luante me fjalë dhe po tallej me të pranishmit. Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës dhe organizatori i festivalit më të madh ndonjëherë në Prishtinë Sunny Hill ka ndarë një lajm shumë të keq përmes llogarisë së tij në Facebook: Festivali Sunny Hill nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë.

E gjithë çështja ka të bëjë me 17 hektarët që Prishtina vendosi t’i jepte festivalit më të madh në Kosovë për 99 vjet. Kjo u tematizua gjerësisht madje edhe në politikë, me Vetëvendosjen që shprehte kritika të ashpra në ambientet e Asamblesë Komunale. Por, Asambleja Komunale duket se nuk ka qenë i vetmi vend ku është stopuar ky vendim. Burime të Nacionales thonë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar personalisht kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, që të anulonte vendimin për dhënien në shfrytëzim për 99 vjet të 17 hektarëve të lartpërmendur.

"Javën e kaluar në Qeveri është mbajtë një takim, ku ka marrë pjesë Përparim Rama, Albin Kurti, përfaqësuesi i Sunny Hill dhe një pjesë e asambleistëve të VV-së në Kuvendin Komunal. Aty Albin Kurti kishte kërkuar që të anulohej vendimi i Kuvendit Komunal për t'ia dhënë tokën për 99 vjet në shfrytëzim organizatorëve të Sunny Hillit," - thotë burimi, sipas Nacionale.

Sipas këtij burimi, në atë takim kryeministri Kurti nuk ishte aspak i disponuar për ta zgjidhur problemin, edhe pse tashmë kishin kaluar të gjitha afatet kohore e ligjore për vendosjen rreth tokës së dhënë nga Kuvendi Komunal, shton Nacionale. Ka qenë pikërisht kjo gjë që e ka zemëruar tej mase organizatorin Dukagjin Lipa, ç’ka e çoi në vendimin për anulimin e gjithë festivalit nga Prishtina.

“Në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompentencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës, është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asambleistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë.” – ka thënë mes tjerash z. Lipa në arsyetimin e vendimit.

Këtë vit, mes shumë e shumë yjeve të këtij festivali që kishte ndryshuar në mënyrë rrënjësore jetën kulturore në Prishtinë, ishte grupi i famshëm Coldplay, mbretëresha e popit botëror Madonna dhe të tjerë.

Faqja zyrtare e Sunny Hill ka njoftuar se lokacioni i festivalit do të jetë Tirana, por ende nuk dihet se në cilin vend do të mbahet ky festival. Çfarë bisede është bërë mes Dukagjin Lipës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj? Si është arritur dakortësia? Cilën pjesë të Tiranë i ka dhënë Veliajt Lipës për shfrytëzim për 99 vitet e ardhshme? Për cilët 17 hektarë bëhet fjalë?

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Tirana zyrtare, përveçse një postimi ekzaltues të kryeministrit Edi Rama, i cili duket shumë i lumtur për transferimin e këtij festivali në Tiranë.

sunny hill ne tirane dua lipa albin kurti

Sondazh

Poll