Bota

VD- E vrau me thikë, publikohet përqafimi i fundit i nënës me 5-vjeçaren në kopsht

Xhelozia duket se është motivi i vrasjes makabre që tronditi ditën e djeshme Tremestieri etneo, Katania.

15 Qershor 2022, 07:18 Nga A.B

VD- E vrau me thikë, publikohet përqafimi i fundit i nënës

ITALI- Martina Del Pozzo masakroi me thikë vajzën e saj 5-vjeçare në Itali. Fillimisht, nëna 23-vjeçare deklaroi se vajza iu ishte rrëmbyer mirëpo pas disa orësh hetimi, ajo zbuloi se e kishte vrarë të bijën.

Xhelozia duket se është motivi i vrasjes makabre që tronditi ditën e djeshme Tremestieri etneo, Katania. Gruaja pas disa orësh marrje në pyetje ka pranuar krimin dhe ka çuar karabinierët në vendin ku ka fshehur trupin e vogëlushes duke thënë: “E vrava unë”.

Mediat italiane kanë publikuar një video nga ambientet e kopshtit që frekuentonte Elena, dhe aty si për ironi të fatit shihet përqafimi i fundit i 5-vjeccares me nënën e saj, që i mori edhe jetën.

nena vret vajzen ne itali itali martina del pozzo

Sondazh

Poll