Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Tomorri: Më mirë të shkojmë në Mal të Zi për tu furnizuar

Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se me këto çmime shqiptarët do të bëhen turistët e parë karburantesh në botë.

8 Qershor 2022, 17:30 Nga I.A
Rritja e çmimit të karburanteve, Tomorri: Më mirë të
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës. Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se me këto çmime shqiptarët do të bëhen turistët e parë karburantesh në botë. Sipas tij, shqiptarët e kanë më mirë të shkojnë në Mal të Zi për të furnizuar makinën me karburantë se sa ta blejnë në vend.   

Postimi i Plotë:

Me keto cmime, shqiptaret do behen te paret turiste karburantesh ne bote. Distanca nga Tirana ne Muriqan eshte diku tek 100 kilometer. Nje automjet mesatar haxhon 15 litra per 200 km vajtje-ardhje. Ne Mal te Zi cmimi i naftes eshte 189 leke ose 70 leke me poshte se ne Shqiperi. Nje serbator mban te pakten 50 litra. Beni llogarite se ka vajtur puna qe te del me mire te shkosh ta furnizosh makinen ne Mal te Zi, perfshire dhe diten e punes brenda. Ata qe jane ne Shkoder njehere u leverdis te shtrojne nje zorre nentokesore nga ana tjeter e kufirit, ku jane ato fshatrat shqiptare dhe ta transportojne direkt. Tip investimi komunitar.

Sondazh

Poll