Aktualitet

Ceremonia e lamtumirës së Bujar Nishanit, pse mungoi kryeministri Rama

Shkak për mungesën e tij është axhenda, pasi kreu i qeverisë ndodhet në Amerikë për një takim zyrtar, pasi Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB-së.

2 Qershor 2022, 11:59 Nga DOSJA

Ceremonia e lamtumirës së Bujar Nishanit, pse mungoi kryeministri Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka munguar sot në ceremoninë e lamtumirës së ish-presidentit Bujar Nishani në Presidencë. Shkak për mungesën e tij është axhenda, pasi kreu i qeverisë ndodhet në Amerikë për një takim zyrtar, pasi Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB-së. Ndërkohë që në ceremoni nuk ka marrë pjesë as bashkëshortja e tij, Linda Rama. Megjthatë duket se përfaqësues të tij ishin ministrat dhe deputetët socialistë, të cilët i vendosën lule.

Homazhet shtetërore në nder të Nishanit u mbajtën nga ora 10:00 deri në 12:00. Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të shkojë në këmbë deri tek ura e Lanës dhe më pas do të dërgohet në varrezat e Sharrës, ku edhe do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Sondazh

Poll