Aktualitet

Motori i policisë përplas një grua në Vlorë

Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

31 Maj 2022, 17:45 Nga DOSJA

Motori i policisë përplas një grua në Vlorë

VLORË- Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin "Ismail Qemali" në Vlorë. Gruaja ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga motori i Policisë së Vlorës. 

Për pasojë, gruaja ka marrë plagë dhe është dërguar në spitalin e Vlorës. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll