Aktualitet

Akuzat për korrupsion/ Ish-prokurori Hasa dënohet me 2 vite burg, i konvertohen në shërbim prove

2 vite burgim do t'i konvertohen në 4 vite shërbim prove dhe në këtë mënyrë ish-prokurori do të lërë qelinë.

31 Maj 2022, 14:32 Nga DOSJA
Akuzat për korrupsion/ Ish-prokurori Hasa dënohet me 2 vite burg, i
Sali Hasa

SARANDË- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj ish-prokurorit të Sarandës Sali Hasa. Ish-prokurori është dënuar me 2 vite burg për akuzën e "korrupsionit" dhe u shpall i pafajëshëm për "fshehje e mosdeklarim të pasurisë". 2 vite burgim do t'i konvertohen në 4 vite shërbim prove dhe në këtë mënyrë ish-prokurori do të lërë qelinë.

Po ashtu, gjykata ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg Emiliano Miranin, Qerim Ruçin dhe Bledar Hajredinajn, Markelina Alinanin me 2 vite burg, Napolon Hodajn me 1 vit 4 muaj burg.

Përse akuzohet?

Ish-prokurori Sali Hasa nisi të procedohej në vitin 2020. Atij iu gjetën në banesë 11 milionë lekë të vjetra dhe 2 mijë euro. Ai akuzohet se pushoi çështjen ndaj Emiljano Miranit, i cili plagosi Edison Korkutin. Elona Papa, motra e Emiljano Emirjanit i dha ryshfet ish-prokurorit të Sarandës për të pushuar çështjen ndaj vëllait të saj.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll